|
Pershendetje!
EBC*L International me mbeshtetjen dhe financimin e Komisionit Evropian, Drejtoria e Pergjithshme e Sipermarrjes dhe Industrise, dhe PARSH organizojne:
Ligen e Kampioneve EBC*L 2010- Nje konkurs i madh nderkombetar per Edukimin mbi Sipermarrjen.
Ju lutemi te shihni me interes pjesemarrjen tuaj ne kete veprimtari te rendesishme lidhur me edukimin mbi sipermarrjen. Duke qene nje aktivitet i mbeshtetur nga Komisioni Evropian, Ambasada Austriake dhe PARSH, pjesemarrja ne te eshte falas.
Liga e Kampioneve EBC*L 2010 do te zhvillohet ne dy faza:
Faza e Konkursit Kombetar do te zhvillohet me 14 Dhjetor 2010 ne Tirane.
Faza e Konkursit Nderkombetar do te jete me 20-21 Janar 2010 ne Vjene.
Faza kombetare ne Shqiperi organizohet dhe bashkefinancohet nga: PARSH - Perfaqesia Kombetare per EBC*L, nen kujdesin e Ambasades Austriake ne Tirane.
Jane te ftuar te marrin pjese ne kete konkurs te vecante nderkombetar Nxenes, Studente dhe Individe sipermarres apo te punesuar nen 30 vjec, qe duan te provojne njohurite qe kane ne fushen e sipermarrjes ne tematikat specifike:
- E Drejte Biznesi
- Kontabiliteti
- Llogaritja e Kostos dhe e Cmimit
- Objektivat e Biznesit dhe Treguesit e Menaxhimit
- Qellimet, Metodat dhe Instrumentet per Hartimin e Planit te Biznesit
Pjesemarrja dhe vleresimi ne Ligen e Kampioneve eshte me shume se fitorja ne nje konkurs. Te gjithe pjesemarresit ne vitet e meparshme kane vleresuar se ky konkurs ne vetvete, i organizuar ne nivel kombetar apo nderkombetar, eshte kthyer ne nje pervoje te jashtezakonshme dhe te paharrueshme.
Per tu kualifikuar per pjesemarrje ne konkursin kombetar te interesuarit duhet te kryejne me pare testin online dhe te arrijne rezultate sa me te larta. Per te kryer testin mjafton te klikoni ne adresen http://www.ebcl.eu/ChampionsLeague/Champions_League_al_2010/quiz.htm
Pjesemarrja ne konkursin kombetar dhe nderkombetar eshte falas. |