EBC*L Albania
 
 
EBC*L PDF Print E-mail
                                          European Business Competence* Licence

Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Biznes

 çertifikata ndërkombëtare për të demonstruar aftësinë në biznes në të gjithë Evropën:

(klikoni poshtë për më tepër)


është një ndër kualifikimet kryesore, që nevojiten sot në mënyrë që të jeni në gjendje të ushtroni me përgjegjësi një veprimtari ekonomike apo administrative. është një paketë dijesh e domosdoshme për të komunikuar me njerëz nga bota e biznesit dhe për të diskutuar projekte dhe buxhete. Ndërmarrjet e kërkojnë këtë aftësi sot më shumë se kurrë, kur punësojnë personel të ri dhe kur caktojnë detyrat për stafet e tyre.

EBC*L njihet në arenën ndërkombëtare si një standard për edukimin mbi administrimin e biznesit. Pjesa kryesore e sistemit të certifikimit EBC*L është një katalog i objektivave mësimorë , i cili është hartuar duke u bazuar tek ndërthurja e njohurive të nevojshme ekonomike me aspektet didaktike. Përveç kësaj, procedura standarde e testimit siguron krahasueshmërinë e rezultateve në nivel ndërkombëtar. Në kontekstin e biznesit të globalizuar, certifikatat, që gëzojnë njohje përtej kufijve kombëtarë, fitojnë një rëndësi të madhe.

Ju ofron mundësinë që të provoni aftësitë tuaja praktike thelbësore në ekonomi. EBC*L ju ofron gjithashtu mundësi më të mira pune dhe karriere. Këtë e dëshmon edhe fakti që shumë kompani me zë në arenën ndërkombëtare si Siemens, Baxter, T-Mobile, Uniqa, etj., e kanë integruar këtë sistem në programet e tyre të karrierës.

Rruga drejt dëshmisë EBC*L

Kurset përgatitore dhe testimet ofrohen nga institucione të njohura në fushën e arsimit dhe të trajnimit profesional (shkolla, universitete, qendra trajnimi). Ato akreditohen për këtë dhe janë të detyruara që të ndjekin linjat udhëzuese ndërkombëtare të sistemit EBC*L për sigurimin e cilësisë. Materialet e ndryshme mësimore dhe udhëzuese (libra, CD, koncepte trajnimi) janë zhvilluar me qëllimin specifik për të përgatitur individët për provimin.

 

© 2012 EBC*L Albania
Joomla! is Free Software released under the GNU General Public License.